Analiza pas festës, sinjalet që Edi Reja dha nga Moldavia

Tuesday, 15 October 2019 13:33

Fitorja, golat dhe dominimi i kombëtares kuqezi si rallë herë sfumuan çdo detaj tjetër dhe errësuan çdo vëzhgim analitik të paraqitjes Shqipërisë në transfertën e Moldavisë. Gjithçka e drejtë, por pas festës dhe një nate të kaluar me entuziazmin e suksesit, gjykimi është I ftohtë dhe mendja e kthjellët për të kuptuar të gjitha sinjalet që dha në këtë sfidë trajneri Edi Reja. Si fillim me formacionin.

Reja

Pas asaj ndeshje me intensitet të lartë në Turqi, shumë prisnin ndryshime rrënjësore në 11-shen e parë. Por jo, me vetëm disa prekje, Reja tregoi se moduli nuk ndryshon, ashtu si edhe interpretuesit e tij, tashmë të besuarit e teknikut. Me këtë zgjidhet edhe misteri se përse zëvendësimet nuk u bënë më shpejt, pas pjesës së parë të mbyllur me epërsinë e trefishtë. Një tjetër sinjal, ndonëse i dhënë që pas humbjes në Francë nga trajneri, tregon se ai është me lojtarët. Ndryshe nga pasardhësi dhe patrioti i tij Panucci, Edi Reja nuk tradhëton të zgjedhurit e tij. Kjo konfirmohet nga Thomas Strakosha, i kritikuar pas gabimit kundër Turqisë, por sërish në formacion me besimin e italianit.

73229092 2376205619145320 3678094371774791680 N

I njëjti diskutim vlen edhe për Rey Manaj. Ndonëse një nga lojtarët që kishte vrapuar më shumë në dy transfertat e tetorit, Reja këmbënguli deri në fund që ai të qëndronte në fushë me objektivin e vetëm: të gjente rrugën e rrjetës, si shpërblimi më i mirë për çdo sulmues.

72415906 2376205469145335 7212864761464094720 N

Nuk mund të anashkalohet paraqitja e Lorenc Trashit, një tjetër sinjal se Edi Reja nuk ka kompleksin e Superligës dhe futbollisti i Partizanit ia shpërbleu. Në fund, por jo për nga rëndësia është konfirmimi i trajnerit italian. Armand Duka duket se ka goditur në shenjë, madje tejkaloi pritshmëritë e tij. Edi Reja ishte zgjedhja e duhur për të vënë rregull në një skuadër pa asnjë identitet në lojë gjatë erës “Panucci”, ndërsa tani edhe njeriu për t’u mbështetur në të ardhmen…

Login to post comments