Kosova mbetet në lojë për “Euro 2020” me fitoren e rëndësishme ndaj Malit të Zi

Hënë, 14 October 2019 22:54

Kosova ka mposhtur Malin e Zi, 2 me 0, për të mbetur në lojë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi realizuan në pjesën e parë për fitoren e tretë në Grupin A kualifikues.

“Dardanët” ishin më të mirë vazhdimisht duke dominuar në ndeshje që nga fillimi.

Deri në fund të kualifikimeve, Kosova luan me Çekinë e Anglinë në dy ndeshjet vendimtare për kualifikim.

Aktualisht, grupit i prin Anglia me 15 pikë. Çekia është e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova e treta me 11 pikë. Mali i Zi e Bullgaria janë në fund me nga tri pikë.

Më 14 nëntor, Kosova luan ndaj Çekisë si mysafire, tre ditë para se të presë Anglinë në “Fadil Vokrri”.

Login to post comments