"Vllazërorja" e eliminatoreve të grupit 3 të Euro 2021, mes Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21 i buzëqesh kuqezinjtë. Të besuarit e Alban Bushit arritën që të "thyenin" komshinjtë "Dardanë", 2-1, duke regjistruar kështu edhe fitoren e parë në këto eliminatore.