Futbolli shqiptar ndodhet në zi.
Ndahet nga jeta në moshën 87 vjeçare ish - Presidenti i FSHF, Miço Papadhopulli. post të cilin e mbajti nga viti 1997 deri në vitin 2002
Prej 2002, Papadhopulli ishte President nderi i Federatësh Shqipëtare të Furbollit.
I lindur më 11 mars 1933, Papadhopulli spikati si një nga mbrojtësit e shquar të Partizanit dhe kombëtares kuqezi.
Në vitet 1950-1960 ishte një ndër pikat më të forta të “demave të kuq”, krahas Maliqatit, Fagut, Ndinit, Resmes, Krajës, Jasharit, Panos, Bytyçit, Dingut, Dedes, Deliallisit, Roza Haxhiut.
Papadhopulli ka qenë fitues i medaljeve të argjendta në “Lejpsig 1958” dhe “Hanoi 1963”. Papadhopulli luajti 11 sezone me Partizanin e madh të Rexhep Spahiut dhe më vonë të Loro Boriçit, që nga vitit 1953. Ai dha kontribut të madh edhe në katedër, duke dhënë mësim në ILKF (sot, Universiteti i Sporteve). U ngjit deri në gradën profesor-doktor. Është autor i disa librave për futbollin dhe ka nxjerrë dhjetëra breza studentësh në shkollën e futbollit.