Në datën 26 tetor, është programuar që të luhet “El Clasico” e parë e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Realit, në stadiumin “Camp Nou”.
Por, situata politike në Katalonjë, ka shkaktuar trazira dhe pasiguri, pasi në ditën e ndeshjes është parashikuar një protestë. Kështu që policia do të jetë e përqëndruar te protesta dhe jo te mbarëvajtja e sfidës.
Për më tepër që në rrugë do të jenë tifozë të Realit, që do të presin nisjen e ndeshjes në rrugët e qytetit. Kështu Liga po mendon seriozisht që të ndryshojë kalendarin, dhe ndeshja e parë të luhet në “Santiago Bernabeu”.
Për momentin çdo gjë është e pasigurt dhe nuk dihet se ku do të zhvillohet “El Clasico”, pasi ende nuk është marrë një vendim.