Edi Reja do të drejtojë dhe për 2 vite Shqipërinë. Edi Reja nuk do të largohet Kombëtarja. Tekniku i Shqipërisë zgjat kontratën me FSHF-në deri në përfundim të fazës eliminatore të Kupës së Botës ‘’Katar 2022’’ (viti 2021).
Falë paraqitjeve pozitive me Islandën, Turqinë dhe Moldavinë, 74-vjeçari italian ka bindur presidentin Duka për të vazhduar edhe për 2 vite të tjera misionin e drejtimit të Shqipërisë.
Ky vendim u paralajmërua të hënën nga vetë Duka. Palët presin vetëm konfirmimin e detajeve të fundit për të hedhur firmën.