Lopez fal publikisht Icardin dhe Wandan

E mërkurë, 16 October 2019 18:09

Tradhëtia e bashkëshortes së tij, Wanda Nara me shokun e tij më të ngushtë, Icardin u duk se prishi një shoqëri të madhe mes tyre, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Është vetë sulmuesi 35 vjeçar që e ka pohuar një gjë të tillë.

“Zgjodha të isha i lumtur dhe bëra një zgjedhje jetësore. Gjërat mund të shkojnë mirë ose keq. Marrëdhënia ime me të dështoi, por ishte pikërisht ajo që më bëri baba. Ishte thjeshtë një situatë. Gjërat vazhdojnë dhe unë zgjodha të jetoj kështu, me energji dhe i fokusuar tek jeta.

“Unë mendoj se zgjodha opsionin më të mirë. Të gjithë kanë probleme dhe komplikime, por jeta juaj zhvillohet bazuar në mënyrën se si i përballoni ato. Unë kam falur Icardi dhe nuk kam probleme me të.

“Objektivi im në jetë, përveç futbollit, në një kuptim njerëzor, është përpjekja për t’i dhënë lumturi fëmijëve të mi. Objektivi i vetëm që kam është ai. Pjesa tjetër tashmë ka kaluar për mua. Është një faqe që është mbyllur tashmë dhe për mua nis një kapitull i ri,” tregon Lopez për “Club 947”.

Login to post comments