“El Clasico” i futbollit Barcelona-Real Madrid rrezikon të mos luhet fundjavën e ardhshme, në datën 26 tetor. Federata spanjolle e futbollit kërkon shtyrjen e supersfidës për shkak të tensioneve që kanë përfshirë Katalonjën me protestat kundër dënimit të liderëve separatistë.
Megjithatë federata e futbollit ka marrë një përgjigje negative paraprakisht nga të dyja klubet. Krerët e futbollit në Spanjë i druhen faktit se kjo ndeshje mund të bëhet shkak për të përshkallëzuar protestat.
Më 26 tetor në fakt, është programuar një manifestim i separatistëve në kuadër të kauzës së tyre. Sipas “Marka” dhe “El Mundo Deportivo” data më e mundshme për zhvillimin e El Clasico, në rast shtyrje është 18 dhjetori.