Nevoja për trajner, klubi aziatik nis bisedimet me Skënder Gegën

E Enjte, 17 October 2019 18:29

Trajneri, Skënder Gega është në tratativa serioze për të nënshkruar në futbollin aziatik.

Ish tekniku i Partizanit, të cilët i shpalli kampion të Shqipërisë në edicionin e shkuar po negocion me klubin jordanez të Al Ramtha.

Pozita e 8-të në edicionin e shkuar i detyron drejtuesit e klubit që të firmosin me një trajner kampion dhe tropojani konsiderohet si profili i duhur.

Ramtha është një klub elitar në Jordani, ku në fundin e sezonit të shkuar humbi edhe finalen e Kupës.

Login to post comments