UEFA - CHAMPIONS LEAGUE
Atl. Madrid - Bayer Leverkusen
Shakhtar Donetsk - D. Zagreb
Club Brugge KV - Paris SG
Galatasaray - Real Madrid
Juventus - Lokomotiv Moscow
Manchester City - Atalanta
Olympiacos Piraeus - Bayern Munich
Tottenham - FK Crvena zvezda
Real Madrid luan sot në mbrëmje atë që mund të jetë shansi i fundit për të përmbysur një sezonin e tij në Champions, që deri tani është një zhgënjim i vërtetë. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e para për skuadrën e Zinedine Zidan në Grupin A. Shumë parë për një ekip të mësuar të dominojë në këtë turne, por që nëse vazhdon me këtë ritëm rrezikon të dalë jashtë shumë shpejt.
Për këtë arsye, “los blancos” duhet të fitojnë me çdo kusht sfidën e tretë, por nuk do të jetë aspak e lehtë në transfertën turke kundër Galatasaray, që gjithashtu kërkon pikë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Real Madrid është favorit sipas parashikimeve, por kuotat ulen ndjeshëm nga mungesat e shumta. Zidane duhet të bëjë në këtë ndeshje pa Modric, Bale, Asensio, Lucas dhe Nacho.
Në sfidën tjetër të Grupit A, Paris SG kërkon të blindojë vendin e parë dhe pas dy fitoreve ka mision vazhdimësinë në transfertën belge kundër Club Brugge. Në grupin B, Bayern Munich viziton Pireun për transfertën kundër Olympiacos.
Ndalesa e fundit në kampionat ka prishur atmosferën te bavarezët, që vijnë në këtë sfidë të tretë të Champions pas asaj fitore të madhe 7-2 kundër Tottenham.
Ky fundit pret në shtëpi Yllin e Kuq të Beogradit, në atë që konsiderohet si mundësia e fundit për pankinën e Maurizio Pochettino. Asnjë rezultat përveç fitores nuk e shpëton teknikun nga shkarkimi.
Një ndeshje të lehtë të letër luan Juventus në grupin D. “Zonja e Vjetër” pret Lokomotivën e Moskës, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij kërkojnë fitoren e dytë në lëtë edicion të Champions. Nuk zbret në pretendime as Atletico Madrid që ndeshjen e tij në grupin D e luan në fushën e tij kundër Bayer Leverkusen.
Në Grupin C, Manchester City pret Atalantën. Pavarësisht elozheve të Pep Guardiolës për formacionin italian, të gjitha parashikimet nxjerrin skuadrën e tij si favorite absolute.