Ish-mesfushori i Valencias: Reali po vuan mungesën e Ronaldos…

Tuesday, 22 October 2019 16:28

Mesfushori Sofiane Feghouli, beson se forma e dobët e Real Madridit është vetëm për një arsye, largimi i Cristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu”.

Cristiano u largua në verën e vitit 2018 për t’u transferuar te Juventusi. Që prej asaj kohe, Reali ka marrë rezultate zhgënjyese dhe ka ndërruar tre trajnerë, duke detyruar Zinedine Zidanen të kthehet sërish në stolin e Los Blancos.

Në fakt, as Zidane, me 300 milionë euro investime gjatë verës s’ka arritur ende ta kthejë Realin dhe sipas mesfushorit të Galatasaray, Feghouli, arsyeja e krizës ka ardhur për shkak të largimit të CR7-ës.

  “Është logjike se Reali është më i dobët sepse ata kanë humbur lojtarin më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldon”, u përgjigj ish-mesfushori i Valencias.

Zidane? “Nuk shoh asnjë më të mirë se Zidane për stolin e Real Madridit”.

Nëse Real Madridi humb nga Galatasaray, situata e Zinedine Zidane do të komplikohej, çfarë mendon?

“Në futboll gjithçka ecën shumë shpejt dhe njerëzit nuk kanë durim. Në një klub të madh, udhëheqin rezultatet. Pa asnjë dyshim, Zidane ka shkruar histori me Madridin, nuk janë keq në La Liga, është favorit edhe këtë sezon në Champions League. Nuk shoh asnjë më të mirë se ai që të kthejë këtë skuadër”

Kujtojmë që sot në mbrëmje pritet të ketë përballje të rëndësishme në Stamboll mes Galatasaray dhe Realin e Madridit e vlefshme për fazëne  grupeve të Champions Leagues.

Login to post comments