Sfida mes Olimpiakosit dhe Bajernit të moshës 19-vjeç u kthye në tribuna një sherr masiv mes tifozëve.
Huliganët e skuadrës greke kanë sulmuar tifozerinë mike.
Në stadiumin “Peristeri”, në minutën e 84-t të ndeshjes që po luanin ekipet U-19, ndodhi diçka e paimagjinueshme. Huliganët e Olimpiakosit, pushtuan fushën me shkopa dhe materiale të forta nëpër duar, dhe shkuan për të sulmuar tifozët e Bajernit, edhe me flakadanë.
Për disa minuta, ndeshja dhe gjithçka ngriu aty, ndërkohë që lojtarët dolën nga fushë. Pamjet që shfaqin mediat greke, tregojnë tifozë të gjakosur pas sherrit.
Ndërkohë, i menjëhershëm ishte falja që klubi i Olimpiakosit i kërkoi tifozëve të Bajernit, ndërkohë që UEFA pritet të ndëshkojë ashpër klubin grek për këto trazira. Ndërkohë, pamjet e mëposhtme janë vërtetë të frikshme.