Diçka e rrallë ka ndodhur në ndeshjen e St Etienne ndaj Oleksandriya në raundin e tretë të grupeve të Europa League. Mbrojtësi i djathtë Gabriel Silva ka zhbllokuar rezultatin për vendasit me një gol në minutën e 8’ të takimit.
Megjithatë, vetëm gjashtë minuta më vonë ai ka barazuar rezultatin për miqtë me autogolin e tij. Një ditë me ulje-ngritje për brazilianin.