Presidenti Duka: Vullnet i mirë për të vazhduar bashkëpunimin me Edi Rejën

E Enjte, 24 October 2019 21:31

Presidenti i FSHF, Armand Duka në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se ekziston një vullnet i mirë për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Edi Reja për të paktën edhe 2 vite.

Armand Duka: Ajo që unë mund të konfirmoj është vullneti i mirë i FSHF për të vazhduar marrëdhëniet me trajnerin. Të vazhdoj një projekt më afatgjatë. Pastaj varet edhe nga ai. Unë besoj se edhe dëshira e tij do jetë për të vazhduar të paktën edhe për 2 vite.

Duka thotë se është i kënaqur me ekipin, por thotë se nuk ka marrë atë që ka merituar në fushë.

Armand Duka: Unë nuk mendoj që kemi marrë atë që meritojmë. Për atë cka ka dhënë ekipi ka merituar më shumë ekipi, qoftë me ndeshjen në Stamboll, apo në Islandë. Por jam i kënaqur me atë çfarë ka paraqitur ekipi në fushë. Angazhimin, frymën pozitive, motivimin mendoj se kanë qenë mirë.

Login to post comments