Trajneri i ri i Tiranës pranë zyrtarizimit

Premte, 25 October 2019 15:04

Julian Ahmataj me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Raportohet se ish-futbollisti dhe trajneri i disa skuadrave nga Kategoria e Parë dhe atë Superiore, është pranë zyrtarizimit në pankinën bardheblu.

Ahmataj dhe presidenti Refik Halili kanë zhvillur paraditen e sotme një takim për të paraqitur kërkesat përkatëse dhe gjithçka mbetet për t’u zyrtarizuar. Vendimi pritet të merret në orët në vazhdim pasi skuadra e Tiranës do të duhet të zhvillojë sot seancën stërvitore në orën 16:30 në fushën stërvitore “Skënder Halili” dhe për këtë arsye brenda këtij orari do të jetë vendosur edhe trajneri i ri i cili do të drejtojë këtë seancë.

Bardheblutë aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë me 14 pikë, 3 pikë larg kryesuesve të Partizanit me 4 fitore dy barazime dhe 3 humbje. Ndeshja e radhës për skluadrën bardheblu do të jetë në Gjirokastër ku do të përballet me vendasit e Luftëtarit ditën e diel.

Login to post comments