Real Madrid është shumë larg atij ekipi që bëri historinë në Champions League duke fituar 3 herë radhazi trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh. Largimi i C.Ronaldos, problemet me Bale dhe disa heronj të tjerë të “tripletës” së famshme, apo një merkato vere si rrallë herë jo efikase, ka bërë që Real të mos jetë as i bukur e as dominues. Florentino Perez investoi këtë verë mbi 300 milion euro por sërish ekipi spanjollët po has shumë vështirësi. Reali dhe Perez nuk kanë ndërmend të ndalen këtu po do të hidhen sërish në sulm për të ndërtuar sërish një ekip “galaktikësh”.
Jo vetëm Pogba, një peng i vjetër i presidentit dhe trajnerit Zidane, por objektivi i tyre kryesor mbetet Kylian Mbappe. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”: “Mbappe mbetet një opsesion i Perez”. Numri një i klubit spanjoll do të përpiqet sërish këtë verë të transferoj në Madrid talentin më të mirë në botë, një nga të paktët lojtarë në qarkullim që mund të plotësoj boshllëkun e lënë nga C.Ronaldo.
Mbappe i ka të gjithë kartat për të qenë ylli i ri i futbollit botëror, këtë e konfirmoj sërish në transfertë kundër Clube Brugge ku realizoi një “tripletë” duke thyer rekordin e Leo Messit, si lojtari më i ri që ka shënuar më shumë gola në Champions. Perez kërkon të përfitoj nga fakti që Mbappe nuk ndihet i lumtur në një ekip si PSG ku nuk përmbush dot egon e tij për të fituar trofe të rëndësishëm.