Granit Xhaka për herë të parë reagon për të sqaruar të vërtetën e incidentit pas ndeshjes kundër Crystal Palace-s.
Mesfushori shqiptar “shpërtheu” të dielën duke u larguar nga stadiumi me fjalë jo të duhura nga tifozët dhe duke hequr fanellën.
Mesazhi i Granit Xhakës drejtuar tifozëve
“Mu desh pak kohë që të reflektoja atë që ndodhi të dielën pasdite. Do të doja që të jepja një shpjegim rreth kësaj. Skenat që u panë gjatë zëvendësimit tim më kanë prekur thellë. E dua ekipin dhe gjithmonë jap 100% në fushë dhe jashtë saj.
Ndjenja që nuk po më kuptojnë tifozët pas abuzimeve të përsëritura në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit më kanë lënduar thellë.
Njerëzit kanë komentuar: do t’i thyejmë këmbët, do ta vrasim gruan, po shpresojmë që vajza jote të ketë kancer. Pas këtyre nuk durova dhe kam arritur pikën e maksimale dhe bëra atë reagim në stadium të dielën.
Në atë moment dola nga vetvetja dhe reagova në një mënyrë jo të duhur ndaj tifozëve të klubit dhe ndaj vetes. Ky nuk ka qenë qëllimi im dhe iu kërkojë falje nëse fansat mendojnë se ky ka qenë qëllimi” – u shpreh Xhaka në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.
Këtë mesazh e ka shpërndarë edhe faqja zyrtare e klubit të Arsenalit.