Dinamo, ekipi 18 herë kampion është në gjendjen e tij më të keqe në të gjithë historinë. Ekipi është në vendin e fundit të kategorisë së dytë me një pikë dhe këtë të shtunë është mundur edhe nga Beslidhja me katër gola.
Por rënia edhe nuk ka mbaruar se ekipi po rrezikon edhe rënien nga kategoria e dytë në të tretën ku ndodhen ekipet e futbollit të disa fshatrave. Megjithatë në ekip kërkohet që të shfaqet optimizëm. Mbasditen e së shtunës ekipi ndryshoi administratorin. Tani do jetë në duart e italianit Marco Pontrelli. Ja njoftimi:
Duke marrë shkas nga shqetësimi dhe pikëpyetjet e shumta që kanë rrethuar ambjentin Dinamovit ditën e sotme, bëjmë me dije se nga mbrëmja e sotme, klubi është në duart e administratorit Marco Pontrelli!
Shumë shpejt pritet revolucion në klubin 18 herë kampion!
#ForcaDINAMO