Trajneri Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Andorrës dhe Francës. Risia e madhe është Florian Kamberi. Lojtari i Hibernianit ka zgjedhur përfundimisht kombëtaren dhe do të jetë pjesë e Shqipërisë duke mos pranuar ftesën e Zvicrës dhe Kosovës.
Rikthehet në ekipin e parë Emanuele Ndoj që është rikuperuar nga Brescia, por ka vend dhe për Taulant Xhakën e Baselit.
Emrat e rëndësishëm që mungojnë janë Cikalleshi, Abrashi, Kumbulla, Mavraj dhe Sadiku.
Ka surpriza te lista e pritjes, aty ku lexohen emrat e Selmanit, Çekiçit, Alijit, Vrionit, Kaçes, Brojës dhe risia e madhe Enis Çokaj.
Lista e kombëtares për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës:
Portierë: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)
Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)
Mesfushorë: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Twente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)
Sulmues: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)
Lista e pritjes: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)