Mundësia e rikthimit të Neymar tek Barcellona ka ndezur gjithë verën e kaluar merkaton, por tani kthehet fuqishëm në aktualitet pas publikimeve të të jashtëzakonshme që ka bërë France Football, sipas të cilëve Lionel Messi i ka dërguar disa mesazhe të ndryshme O’Ney, për ta bindur të kthehet në Katalonjë: “Vetëm së bashku mund ta fitojmë Champions League”, i ka shkruar Pleshti mikut të tij brazilian, duke i dhënë edhe një indicje shumë të qartë përsa i përket të ardhmes: “Dua të kthehesh. Pas dy vjetësh unë iki e do të jesh vetëm, do marrësh vendin tim”.
Zbulime të forta, por që janë në linjë me atë që ka afirmuar ndonjë muaj më parë Piqué, që pranoi hapur se ka provuar të bindë drejtuesit blaugrana të rimerrnin brazilianin (pa sukses). Pas lëvizjes së mbrojtësit, tani erdhi radha e fenomenit argjentinas, që i ka rrëfyer edhe se do ti japë lamtumirën Barça në 2021. Të përditshme të tjera franceze flasin për një luftë të ftohtë mes PSG e Barcelona, sepse nëse Messi punon në krahun blaugrana, Mbappé e Verratti po tentojnë të bëjnë presion shumë të fortë, për të bindur Neymar të qendrojë tek Psg.