“Bayern Munich? What the F***!?”
Pep Guardiola’s incredible mix up after @ManCity thumped @BurnleyOfficial at Turf Moor
Manchester City ka dominuar 4-1 ndeshjen në Premier League kundër Burnley, në transfertë, por pas ndeshjes një detaj ka bërë një pjesë të komunitetit sportive të qeshë, por jo tifozët e Citizens, që e kanë marrë gafën e Pep Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes, si një të dhënë merkato.
Rodri ka bërë një impact të jashtëzakonshëm në Angli e pikërisht për mesfushorin kanë qenë elozhet e teknikut spoanjoll, që vetëm ka harruar emrin e skuadrës së tij, duke deklaruar se Bayern Mynih kishte bërë blerjen e duhur.
Pak ka vlejtur korigjimi i menjëhershëm i spanjollit, që vendosi duart në kokë pas këtij moment, duke e kuptuar efektin që do të kishte gafa e bërë, në kohën kur Guardiola është përfolur në muajin e kaluar për një akord me bavarezët për sezonin e ardhshëm.