“Nëse ke hundën e gjatë je në pozicion jashtë loje”. Sulmi frontal ndaj VAR vjen cuditërisht nga presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, që në një intervistë të gjatë për Daily Mirror drejton gishtin kundër teknologjisë në fushë (“Në prekjet me dorë nuk dimë asgjë!”) e lëshon një propozim revolucionar: një lloj tolerance, prej 10-20 centimetrash, për pozicion jashtë loje në vizionimin në monitor.
“Do të diskutojmë me arbitrat tanë – lajmëron Ceferin, që pastaj shpjegon – Edhe vijat janë vendosur nga punonjës të VAR, kështu që është një panoramë subjective mbi dicka objektive”. “Nuk kam qenë kurrë një adhurues i VAR. Tani në këto ditë sheh asistentë që nuk shqetësohen as të ngrenë flamurin. Presin, presin e presin. Lojtarët? Nuk festojnë. Tani presin VAR”, ka shtuar numri 1 i Uefa, që duke u kthyer mbi argumentin ka thënë: “Nuk ka problem nëse nuk fërshëllen një pozicion jashtë loje prej 1 centimetri. Sepse domethënia e pozicionit është kur ke ndonjë lloj avantazhi”.
https://lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/var-uefa.jpg 683w" sizes="(max-width: 747px) 100vw, 747px" style="margin: 0px; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-size: 19.2px; vertical-align: baseline; background: rgb(255, 255, 255); max-width: 100%; height: auto; color: rgb(31, 31, 31); font-family: "PT Serif", serif; font-style: normal; font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; font-weight: 400; letter-spacing: normal; orphans: 2; text-align: start; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: 2; word-spacing: 0px; -webkit-text-stroke-width: 0px; text-decoration-style: initial; text-decoration-color: initial;">
Nga pozicioni jashtë loje tek prekjet me dorë, tjetër temë delikate të paktën nga fillimi i sezonit: “Kemi patur në Uefa dy javë më parë, trajnerët më të mirë. Ishin Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Max Allegri, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane. Të gjithë trajnerët më të mirë të skuadrave europiane e shefi ynë i arbitrave, Roberto Rossetti, i tregoi një prekje me dorë duke pyetur nëse ishte faull. Gjysma tha po, tjetra jo. Kjo tregon shumë për rregullin. Nuk dimë asgjë!”.