Ai mund të ketë gjashtë Topa të Artë, por Lionel Messi ka shprehur pakënaqësinë e renditjes së Sadio Manes. Senegalezi përfundoi mbrapa Lionel Messit, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldos, por argjentinasi beson se ai duhej të ishte më lart.
“Është për të ardhur keq që shoh Mane në vendin e katërt”. – tha Messi për Canal+. “Por mendoj se kanë qenë shumë lojtar të shkëlqyer këtë vit. Prandaj është e vështirë të zgjedhësh një futbollist të caktuar”.
“Mane zhvilloi një sezon të mrekullueshëm. Prandaj zgjedh atë”. Por përsëris që është e vështirë të zgjedhësh dhe të bësh një zgjedhje perfekte”.
Mane përjetoi një sezon të madh me Liverpool-in, duke dalë si golashënuesi më i mirë në kampionat së bashku me Mo Salah me 22 gola, si dhe fituan dhe Ligën e Kampioneve.