Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, deklaron që nuk priste këtë impakt të menjëhershëm nga Antonio Conte në skuadër, por insiston që Juventusi qëndron si skuadra favorite për të fituar Serinë A.
Zikaltërit janë në krye të Serisë A, më një rekord të klubit ku në 14 ndeshje kanë arritur 12 fitore. Në një eveniment publik ditën e djeshme, Marotta, deklaroi:
“Është vetëm java e 14-të, kështu që jemi të vetëdijshëm që fitimi i “Scudettos” në sezonin e parë të Contes do të jetë i vështirë”.
“Juventus ka në vetvete 2 skuadra të forta, pasi kanë 2 lojtarë për çdo pozicion, dhe mendoj se do të fitojnë përsëri këtë sezon”.
“Gjithsesi, më duhet ta pranoj që nuk prita një impakt kaq të menjëhershëm nga Antonio Conte në skuadrën tonë”.