Interi dështon përballë Barcelonës me rezerva. Zikaltrit e kanë të pamundur për të marrë pikë dhe në këtë mënyrë i thonë lamtumirë për këtë sezon Champions Leagues.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte u mposhte me rezultatin 2-1 në “Giuseppe Meazza”. Katalanasit arritën të parët të kalonin në avantazh me anë të talentit Carles Perez, ndërsa Lukaku barazoi shifrat 1 minutë nga fundi i pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë të lojës Interi provoi disa herë por tentativat e dobëta u neutralizuan nga portieri i dytë i Barçës, Neto.
Për të vendosur qetësinë në stadium mendoi 17-vjeçari Ansu Fati i cili me një goditje të bukur në hyrje të zonës kalon Barcelonën në avantazh.
Ndërkohë Dortmundi siguroi pjesëmarrjen në fazën tjetër falë fitores me rezultatin 2-1 përballë Slavia Prague.
Pas kësaj humbje, Interi siguron pjesëmarrjen në Europa League duke u renditur në vendin e tretë me vetëm 7 pikë të grumbulluara.