Edhe pse arriti të kualifikojë Napolin duke fituar mbrëmjen e djeshme 4-0 ndaj Genk, klubi i Napolit ka vendosur të ndajë rrugët me teknikun italian.
Në komunikatën e cila u shpërnda dhe në rrjetet sociale, shkruhej se klubi ka vendosur të shkëpusin bashkëpunimin me Ancelottin ndërsa miqësia dhe respekti i ndërsjellë mes presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis dhe Ancelottit nuk preket nga ky vendim.
Stolin e Napolit tashmë pritet ta marrë Gennaro Gattuso. Pritet që ish-lojtari i Milanit fillimisht të jetë një trajner i përkohshëm dhe duke parë rezultatet në këtë sezon një marrëveshje mund të arrihet në përfundim të sezonit.