Të premten në orën 19:00, në “Air Albania”, do të luhet derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Gjatë ditës sotme, Partizani ka publikuar çmimet e biletave dhe ndarjen e sektorëve, të stadiumit.
Klubi i Tiranës ka kërkuar që tifozët të qëndrojnë në tribunën “Fatmir Frasheri”, që përkon me krahun nga qyteti, pasi Partizani ka vendosur që tifozët bardheblu të qëndrojnë në tribunën “Vasillaq Zëri”. Të njëtën gjë ka kërkuar edhe policia që nuk merr përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes.
Njoftimi i Tiranës:
“BILETAT | PARTIZANI -TIRANA
Klubi i Partizanit si organizator i ndeshjes ka percaktuar ndarjen e sektoreve te stadiumit “Air Albania” si dhe cmimet e biletave.
KF Tirana ka kerkuar zyrtarisht qe ndarja te behet ndryshe, duke kerkuar tribunen “Fatmir Frasheri” per tifozet bardheblu, tribune e cila perkon me krahun nga qyteti. Per shkaqe sigurie te njejten kerkese ka bere dhe Policia e Tiranes qe pas refuzimit te Partizanit, nuk merr persiper mbarevajtjen e ndeshjes.
Me poshte gjeni skemen e stadiumit dhe cmimet perkatese per sektoret. Biletat i gjeni tek biletaria prane stadiumit “Selman Stermasi” prej dites se sotme.
TRIBUNAT BARDHEBLU:
TRIBUNAT S/V – 500 L
TRIBUNA Ë 106/107 – 3.000 L
TRIBUNAT Ë 105 – 4.000 L”.