Në një kohë kur sytë e të gjithë tifozëve janë drejtuar nga drejtuesit në pritje të trajnerit të ri, ata kanë marrë të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të gjetur zëvendësuesin me shpresën që të shmangin gabimet e së shkuarës së afërt, ku ndërrimet e shpeshta të trajnerëve nuk kanë dhënë rezultatin e duhur.
Kështu, në derbin e madh me Partizanin, trajner do të jetë Emanuel Egbo. Ish-gardiani i portës bardheblu, ka qenë zëvendësi i disa prej teknikëve që kanë shëtitur në stolin e kryeqytetasve. Ai do të jetë një trajner i përkohshëm deri në emërimin e pasuesit të Ahmatajt.