Sterling te City kishte gjithashtu vështirësi për të shënuar. Unë u largova nga Brazili shumë herët dhe po punoj shumë për të bërë gjëra të mëdha”, kështu e ka mbrojtur Vinicius bilancin e tij në shtypin spanjoll, ai që ka gjetur kohë loje me Real Madrid në javët e fundit, edhe pse duket pas bashkëpatriotit të tij Rodrygo në hierarkinë e sulmuesve. Vinicius është i lumtur për shokun e tij të skuadrës.
“Ne jemi miq. Jam i lumtur, sepse ai po bën shumë mirë”. Plani i Vinicius është të qëndrojë në Santiago Bernabeu së bashku me Rodrygo për aq kohë sa të jetë e mundur.
Është sugjeruar që një huazim mund të ndodhë në këtë fazë të zhvillimit të Vinicius, i cili megjithatë mbetet i bindur se mund të gjejë vendin e tij në kryeqytetin Spanjoll, me mbështetjen e Zinedine Zidane. “Unë dua të qëndroj, kurrë nuk kam menduar të largohem nga Real Madrid. Ëndrra ime është që gjithmonë të luaj këtu dhe të bëj histori me klubin”.
“Nga sezoni i kaluar me Santiago Solarin tek ai me Zidane, asgjë nuk ka ndryshuar, ajo që ndodh është se ne jemi tani lojtarë më të plotë. Zidane ka mbështetjen e të gjithëve”. Real do të rikthehet në aksion në La Liga të dielën për një sfidë të vështirë në Valencia.