Jyrgen Klop është një nga trajnerët më të mirë në botë, teksa diçka të tillë e konfirmojnë edhe sukseset e arritura në karrierë.
Tekniku gjerman solli rilindjen te Liverpuli, pas një periudhe shumë të vështirë që këta të fundit po kalonin. Të kuqtë u rikthyen të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, e cila mungonte prej 2005-ës dhe padyshim merita për këtë ishte e timonierit gjerman, i cili në pak kohë ndërtoi një skuadër shumë të fortë dhe kompetitive.
Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme, se vitin e ardhshëm ose pas dy vitesh, Klop mund të largohet për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.jyrgen klop
Megjithatë këto lajme marrin fund sot, pasi Liverpuli i ka rinovuar kontratën Klopit, për 5 sezone. Gjermani ka rinovuar kontratën, e cila tashmë do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2024.