MotoGP: Rezulton pozitiv, pezullohet Iannone: “Jam i qetë”

Tuesday, 17 December 2019 17:36

Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit ka pezulluar Andrea Iannone për shkak se ka rezultuar pozitiv ndaj një kontrolli antidoping. Analizat e urinës të pilotit të Aprilia, të kryera nga një laborator i akredituar nga WADA në Kreischa, kanë rezultuar jo negative ndaj një substance të paspecifikuar në seksionin “Steroide androgjene anabolizantë esogjenë (AAS)” në kontrollin pas GP të Malejzisë në Sepang në 3 nëntorin e kaluar.

Iannone, i pezulluar duke nisur nga sot, tani mund të kërkojë kundëranaliza mbi kampionin e urinës dhe natyrisht të kërkojë heqjen e pezullimit provizor: ndërkohë, do ti ndalohet të marrë pjesë në cdo lloj kompeticioni ose aktiviteti motociklistik deri në një njoftim të dytë. FNM, me një komunikatë për shtyp, ka bërë të ditur se “nuk do të japë të dhëna të tjera për momentin”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Modifikuar më Tuesday, 17 December 2019 17:37
Login to post comments