Ancelotti është trajneri i ri i Everton, por këtë e vendos… De Laurentiis

Tuesday, 17 December 2019 18:07

Tani që Carlo Ancelotti e Everton kanë gjetur një akord mes tyre, tekniku italian është kthyer në Itali për të përballuar pengesat që vijnë nga Napoli, duke zgjidhur kontratën në skadencë në 30 qershor 2021. Topi tani kalon tek Aurelio De Laurentiis që nuk duhet të nxjerrë probleme të mëdha, duke parë fjalët e vlerësimit për Ancelotti edhe pas shkarkimit, e duke marrë në konsideratë faktin se paratë që nuk do ti paguajë ish-teknikut do ti lejonin ti paguante pagën Gattuso e të kursente rreth 3 milionë euro.

Me Everton, ndërkohë, duket gjithcka e përcaktuar, duke nisur nga katër vjet e gjysëm kontratë. Ancelotti duhet të marrë në Premier League gati të gjithë stafin që kishte në Napoli (me përjashtim të përgatitësit të portierëve), por dy janë pikat fikse: i biri Davide e Duncan Ferguson, që po mban në fazë tranzitore Toffees pas shkarkimit të Marco Silva, si zëvendës.

Ancelotti është zgjedhur personalisht nga Farhad Moshiri, aksionisti i mazhorancës së klubit, aspak i bindur nga pistat që të conin tek Moyes apo Arteta. Everton ka vetëm tre pikë avantazh nga zona e rënies nga kategoria, edhe se vjen nga një fitore e një barazim: duhet sigurisht një sforco për tu kthyer në zona më të fisme të klasifikimit.

Login to post comments