Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova nuk lëvizin, Belgjika vazhdon kryesimin

E Enjte, 19 December 2019 16:12

FIFA ka publikuar klasifikimin mujor të renditjes së skuadrave kombëtare. Për muajin nëntor, kombëtarja Shqiptare, humbi një pozicion nga vendi i 65-të në të 66-in. Ndërsa ky muaj nuk sjell ndryshime në pozicion për kombëtaren, pasi ruan vendin e 66-të, ndërkohë edhe Kosova nuk ka pësuar ndryshime dhe është në pozitën e 115-të.

Ndërkohë që edhe në 5 vendet e para në renditen e përgjithshme të Fifa-s nuk ka ndryshime, me Belgjikën që vazhdon të kryesojë e ndjekur nga kampionët e botës së Francës dhe ata të Amerikës së Jugut të Brazilit për të vazhduar me Anglinë dhe Uruguain.

Login to post comments