Incidentet në Teuta-Partizani, Disiplina merr vendimin për katër lojtarë

Premte, 20 December 2019 08:46

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e djeshme për të dhënë vendimet mbi incidentet e ndodhura në futbollin në vend.

Sa i përket Kategorisë Superiore, e gjithë vëmendja ishte te sfida Teuta-Partizan, ku u akorduan plot 5 kartonë të kuq. Lidhur me këtë takim, Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për të dënuar plot 4 lojtarë, nga dy për çdo ekip, secili me nga 5 javë pezullim.

Bëhet fjalë për dyshen e Teutës, Fabjan Beqja dhe Amer Duka, ndërsa te Partizani, Cordeiro dhe Boldor. Lojtarët në fjalë u përfshinë në një sherr masiv të ndodhur mes 2 ekipeve në minutën e 63-të të ndeshjes së ditës së mërkurë.

Login to post comments