Seria A/ Fiorentina pret Romën në “Artemio Franchi”

Premte, 20 December 2019 13:48

Java e 17-të në Serinë A, u hap me ndeshjen e Sampdorias ndaj Juventusit, ku me fitoren e arritur, bardhezinjtë morën kreun e tabelës.

Ndërsa ditën e sotme ky raund, do të vazhdojë me ndeshjen mes Fiorentinës dhe Romës.

Ekipi kryeqytetas është në një formë të mirë dhe ndeshjen e fundit e fitoi ndaj Spal me rezultatin 3-1 ndërsa mban vendin e katërt në klasifikim. Roma do të kërkojë që të konsolidojë pikërisht këtë pozicion i cili të siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve por synon edhe Lacion e vendit të tretë, ku diferenca mes dy skuadrave është 4 pikë.

Në krahun tjetër Fiorentina ndodhet në një krizë të thellë, teksa ka gjashtë ndeshje që nuk arrin të fitojë në kampionat. Një fitore ndaj Romës do të ishte rezultati perfekt për të ndryshuar këtë situatë të vështirë.

Ndeshja luhet në orën 20:45.

Modifikuar më Premte, 20 December 2019 14:11
Login to post comments