Lëvizje te Laçi, largohen tre futbollistë të tjerë

Premte, 20 December 2019 14:33

Ekip i Laçit aktualisht ndodhet në vendin e tretë të Kategorisë Superiore.

Megjithatë klubi kurbinas, kërkon ndryshime në skuadër, ku pas largimeve të Elvi Berishës, Stenio dhe Gjinit duket se lojtarë të tjerë janë larguar nga klubi.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për tre futbollistë që kanë pasur pak hapësira, të cilët janë larguar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e djathtë Aleksandro Zaimaj (i aktivizuar 2 ndeshje në kampionat dhe 2 në Kupë) dhe sulmuesit Renato Spahiu (i aktivizuar 3 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupë) dhe Flosard Malçi (i aktivizuar 8 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupë).

Login to post comments