Napoli po përgatitet për një revolucion të vërtetë në fund të këtij sezoni. Ka ardhur koha të freskojnë ekipin dhe të largojnë disa lojtarë të cilët mund ti sjellin arkave të klubit shuma të konsiderueshme. “Corriere dello Sport”, ka zbardhur planin e presidentit De Laurentiis, ku gjithçka ka nisur të marrë formë me afrimin e Amir Rrahmanit, i cili i kushtoj klubit afro 17 milion euro
Nga Verona, blutë do të marrin dhe dy lojtarë të tjerë, Amrabat-Kumbulla. Për marokenin duhet 20,5 milion euro ndërsa për qendërmbrojtësin kuqezi 26 milion euro. Sipas “Corriere dello Sport”, mes palëve po diskutohet mundësia që Kumbulla të qëndroj tek Verona edhe një vit tjetër në formë huazimi.
Në dalje parashikohen disa lëvizje të rëndësishme ku të parët që mund të largohen janë Callejon-Mertens, dy lojtarë që nuk po gjejnë shumë minuta dhe janë të hapur për oferta. Napoli mund të sakrifikoj edhe dy lojtarë të tjerë si Koulibaly dhe Fabian Ruiz. Në listën në dalje të përpiluar nga “Corriere” nuk figuron emri i Hysaj duke përforcuar edhe më shumë dëshirën e palëve për një rinovim të kontratës.