Kristiano Ronaldo është personi me më shumë influencë në botë, kjo dihet. Askush si ai nuk grumbullon ndjekës me miliona në “Instagram”, pikëtakimi kryesor i popullatës në këtë shekull.
Ylli portugez i Juventusit ka arritur tashmë një tjetër objektiv simbolik në rrjetin social: ka kaluar numrin 200 milionë “folloëers”. Kuota të bën me dhimbje koke dhe “kompania” multinacionale “CR7” ka një vlerë të rëndësishme: në vitin e fundit Ronaldo përflitet të ketë arkëtuar një shifër rekord prej 47,8 milionë dollarësh vetëm nga rrjetet sociale.
EFEKTI “RONALDO”
Në tetorin e vitit 2018 Kristiano parakalonte Selena Gomezin, yllin amerikan të filmave dhe muzikës që kishte marrë “fronin” e “Instagram”-it në vitin 2016. Në ato kohë Ronaldo porsa kishte arritur kuotën 144 milionë ndjekës: në harkun e katërmbëdhjetë muajve portugezi, “kabinal” i rrjeteve sociale po ashtu si në zonën e rreptësisë, ka shtuar asgjë më pak se 56, më shumë se 1/4-ën e totalit.
Pa harruar efektin e joshjes: kur firmoste në Torino verën e vitit 2018 (për shifrën e më shumë se 100 milionë eurove) “Zonja” kishte 10,4 milionë ndjekës në “Instagram” ndërsa tani numri është rritur në 36,4: vërtet që përfiton 31 milionë euro në sezon, por në aspektin e marketingut askush nuk krahasohet me të.