Juve kryeson Serie A por ndryshe nga e kaluara e afërt, “Zonja e Vjetër” nuk ka në dispozicion as sulmin më të mirë por as mbrojtjen më të mirë. Nëse faza ofensive nuk është shqetësuese, fundja kanë realizuar 40 gola, gjithsesi më pas se Atalanta, Lazio e Inter, ajo që shqetëson në shtëpinë bardhezi është numri i golave të pësuar: 21 gola në 21 ndeshje. Mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Juves të paktën në 8 vitet e fundit ku kanë fituar gjithnjë titullin kampion.
“BBC” ishte kthyer në një mit, një “bunker” i vërtetë që bënte diferencën në Serie A. Nën drejtimin e Sarrit, Juve ka pësuar minimalisht 1 gola për ndeshje, një ecuri shumë negative ku duhet të kthehemi pas në sezonin 2010/11 në kohën e Delnerit për të gjetur një ecuri të tillë
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në këtë rekord negativ kanë ndikuar disa faktorë duke nisur nga dëmtimi i gjatë i Chiellinit dhe deri tek ndryshimi i filozofisë nga Sarri.Juve investoj afro 70 milion euro për të transferuar një qendërmbrojtës si De Ligt por holandezi nuk ka arritur kurrë të përshtatet me filozofinë e klubit, për të mos thënë që deri më tani ka rezultuar një dështim i madh. Përpara se të kujdeset për sulmin, për të gjetur skemën e përshtatshme për CR7 me shokë, Sarri duhet të kthej vështrimin nga mbrojtja për të përmirësuar sa më shpejt këtë detaj që në Itali shpesh ka rezultuar përcaktues.