Kompania që kishte në pronësi helikopterin që po transportonte legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë persona të tjerë kur u përplas, nuk kishte licencë për të fluturuar në kushtet me mjegull.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët, raporton BBC.
Island Express Helicopters ishte e kufizuar në fluturime vetëm në rastet kur piloti kishte pamje të qartë.
Piloti kishte një certifikatë federale për të fluturuar helikopterin bazuar vetëm te instrumentet në bord.
Megjithatë, ekspertët thonë se ai kishte pak eksperiencë në këtë drejtim.
Kjo vinte edhe për shkak të kufizimeve që kishte kompania në licencës.
Shkaku i rrëzimit prej kushteve të motit po hetohet akoma si arsyeja kryesore e tragjedisë.