E zbulon “Corriere dello Sport”, Interi ka në dorë Marash Kumbullën

Saturday, 01 February 2020 12:04

Interi kërkon të përforcojë mbrojtjen në verë, por sytë i ka hedhur nga elementët e rinj dhe me potencial të madh për t’u shndërruar në kampionë të vërtetë. I tillë është edhe Marash Kumbulla, 19-vjeçari kuqezi që po shkëlqen në radhët e Hellas Veronës.

“Corriere dello Sport” ka zbuluar se Interi ka në dorë mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë. Këtë e konfirmon huazimi i Dimarkos te skuadra verdheblu duke marrë në këmbim premtimin se do të ketë prioritet në verë për blerjen e talentit të skuadrës veroneze.

Login to post comments