Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e “Sky Sport” ditën e sotme, duke i dhënë meritën Gatuzos për rikthimin e harmonisë në skuadër dhe se në ekip ndihet dora e trajnerit të ri
“Po na jep shumë, përpara se të vinte ai kishim shumë probleme si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe jashtë fushe. Kjo na bëri që të humbisnim shumë kohë. Tani me trajnerin jemi më të përqëndruar. Ka shumë nga Gatuzo te ky Napoli i sotëm, ai do 110% në çdo ndeshje dhe ne duhet të stërvitemi shumë. Me Sampdorian na duhen tre pikët, duhet të tregojmë se jemi Napoli dhe të fitojmë kundër të gjithëve”.