Largimi i Ivan Rakitic nga Barcelona do të jetë i pashmangshëm në merkaton e verës.
Mesfushori kroat është përfolur të largohet edhe gjatë verës së kaluar dhe në merkaton e dimrit, por situata nuk ndryshoi.
Gjithsesi, edhe vetë Rakitic e pranoi se Barcelona nuk e trajtoi aspak mirë dhe duket se palët janë pajtuar që ai të gjejë skuadër të re gjatë verës.
Me këtë rast, 31-vjeçari ka nisur bisedimet me rivalin e katalanasve, Atleticon e Madridit.
Los Colchoneros e shohin nënkampionin e botës me Kroacinë si lojtarin ideal për ta shtuar eksperiencën në mesfushën e tyre.