3 fitore radhazi duken si një bekim në shtëpinë e Napolit, më në fund blutë zgjohen duke treguar forcë dhe karakter në transfertë përballë Sampdorias. Gjithçka nisi në mënyrë perfekte ku Milik me kokë realizoi që në minutën e 3-të.
Ekipi i Gattusos dukej i papërmbajtshëm në minutat e para, në të 17-tën dyfishuan shifrat me Elmas. Për të rihapur një ndeshje që dukej e mbyllur mendoi Quagliarella me një gol fantastik në minutën e 26-të.
Sampdoria ndezi dhe më shumë fraksionin e dytë duke besuar se mund të dilnin me pikë nga kjo sfidë.
Quagliarella ishte sërish protagonist duke fituar një 11-metërsh në minutën e 73-të të shndërruar në gol nga Gabbiadini. I hedhur në fushë si zëvendësues ishte Digeo Demme që riktheu Napolin në avantazh në minutën e 83-të. Në sekondat e fundit të kohës shtesë ishte Mertens ai i cili sigloi shifrat në 4-2 duke hipotekuar fitoren e Napolit.
Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte sërish Elseid Hysaj, por kjo nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të kapitenit kuqezi: “Shoqëron aksionet sulmuese por për fatin e tij të keq, një rrëshqitje e tij ishte përcaktuese në golin e Quagliarella që rihapi ndeshjen, nota 5,5 për Hysaj”.