Ylli i Tottenham, Dele Alli para pak ditësh e ka postuar një video tallëse ndaj koronavirusit.
Në videon e 23-vjeçarit shihet një njeri aziatik dhe vetë futbollisti me një maskë dhe mbishkrimin e Allit “virusi po duket aq i shpejtë sa do të më kapë edhe mua”.
Videoja nuk la pa marrë vëmendjen e ndjekësve të lojtarit.
Pas kritikave të shumta që mori për videon që u bë shumë virale, anglezi e fshiu atë nga rrjeti social, Snapchat, dhe kërkoi falje menjëherë për gjestin e bërë.
“Dua të kërkoj falje për videon që e postova dje në Snapchat. E di që nuk ishte qesharake por këtë e kuptova me vonesë. I dërgoj dashuri dhe lutje për të gjithë të prekurit nga virusi në Kinë’’, deklaroi mesfushori i “Spurs-ave”.
Delle Alli njihet për postimet e tij qesharake në rrjetet sociale.