Nëna e Cristiano Ronaldos pëson goditje në tru, shtrohet urgjent në spital

Tuesday, 03 Mars 2020 12:44

Nëna e Cristiano Ronaldos mëngjesin e sotëm ka pësuar një goditje në tru dhe është dërguar me urgjencë për në spital.

Nëna e katër fëmijëve, Dolores Aveiro, 65 vjeç, thuhet se është shtruar në Spitalin Dr Nelio Mendonca në vendin e saj të lindjes, Madeira, rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Mediat lokale raportojnë se ajo ka pësuar një goditje ishemike, e shkaktuar nga një mpiksje gjaku që bllokon ose fut një enë gjaku në tru.

Gjendja e saj siç raportohet tashmë është e qëndrueshme dhe ajo është e vetëdijshme.

65-vjeçarja do t’i nënshtrohet testeve të reja brenda orëve të ardhshme për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore.

Kujtojmë që Dolores Aveiro vitin e kaluar fitoi luftën me kancerin e gjirit, teksa ishte diagnostikuar në vitin 2007.

Login to post comments