Lojërat Olimpike të Tokios mund të shtyhen deri në fundin e 2020-ës, si përpjekje për të shmnagur përhapjen e koronavirusit.
Seiko Hashimoto, ministër i Lojërave Olimpike, ka treguar se marrëveshja e Japonisë me IOC e lejon atë të shtyjë datën e eventit.
“Kontrata thotë se eventi duhet të zhvillohet brenda vitit 2020. Kjo mund të interpretohet si leje për shtyrjen e datës,” tha Seiko Hashimoto.
Planet e tanishme diktojnë mbajtjen e Lojërave Olimpike nga 24 korriku në 9 gusht.
Hashimoto tregon se po bëhet çmos që eventi të mos shtyhet, pasi kjo do të kishte kosto të larta. Buxheti i paracaktuar është 12510 milionë dollarë, ndërsa qeveria japoneze ka shpenzuar 870.000 paundë për ndërtimin e stadiumit olimpik dhe gjithashtu për eventet paraolimpike.