Kalendari i Kosovës në Ligën e Kombeve, ja kur do të luajnë ‘Dardanët’ me Greqinë

E mërkurë, 04 Mars 2020 09:34

Kosova do të përballet me një grup të vështirë në Ligën e Kombeve, pasi i ka rënë shorti të luajë me dy ndër kombëtarët më të forta në Ligën C, Greqinë dhe Slloveninë.

Përveç Sllovenisë dhe Greqisë, Kosova do të përballet edhe me Moldavinë.

Pasi kanë mësuar kundërshtarët, “Dardanët” janë njohur edhe me datat dhe oraret kur do t’i luajnë ndeshjet e grupit.

Ndeshjet do të zhvillohen mes shtatorit dhe nëntorit të këtij viti në një format vajtje-ardhje.

Fituesit e katër grupeve do të promovohen në Ligën B (niveli i dytë i garës), ndërsa Kombëtaret që përfundojnë në vendin e fundit në grupet e tyre përkatëse, do të luajnë në play-off për rënien në Ligën D.

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

E enjte, 3 shtator: Moldavia vs Kosova (20:45)

E diel, 6 shator: Kosova vs Greqia (20:45)

E shtunë, 10 tetor: Kosova vs Sllovenia (20:45)

E martë, 13 tetor: Greqia vs Kosova (20:45)

E premte, 13 nëntor: Sllovenia vs Kosova (20:45)

E hënë, 16 nëntor: Kosova vs Moldavia (20:45)

Login to post comments