Trajneri i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, e sheh Kosovën si një ekip me shumë zemër dhe cilësi.
Kosova dhe Sllovenia do të takohen në Ligën e Kombeve, pasi janë në Grupin 3 në Ligën C, së bashku me Greqinë dhe Moldavinë.
“Grupi është konkurrues. Të gjitha skuadrat do ta kërkojnë vendin e parë. Pozita e favoritit i takon Greqisë, ndërsa Kosova tregoi cilësi dhe zemër në ciklin e fundit kualifikues për ‘EURO 2020’”, tha Kek, pas shortit në Amsterdam.
Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet më 10 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri”.