Koronavirusi paralizon futbollin.
UEFA ka vendosur t’i shtyjë ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar në javën e ardhshme në Champions League dhe Europa League, si masë mbrojtëse kundër virusit vdekjeprurës.
“Në dritën e zhvillimeve shkaku i përhapjes së Covid-19 në Evropë dhe vendimeve të ndërlidhura të marra nga qeveri të ndryshme, të gjitha ndeshjet e garave të klueve të UEFA-s të planifikuara për javën e ardhshme janë shtyrë”, thuhet në njoftim.
Në këtë vendim përfshihen ndeshjet e datës 17 dhe 18 mars në Ligën e Kampionëve, dhe 19 mars, të Europa Leagues.